Një gol dhe një asist në fitoren 3-1 të Empolit ndaj Udineses ka rritur kreditet e futbollistit të kombëtares shqiptare, Nedim Bajramit.
Mesfushori ishte fantastik në fushë, duke ndihmuar ekipin e tij të marrë një tre pikësh mjaft të domosdoshëm për vazhdimësinë.
Paraqitja e Bajramit nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga mediat italiane, të cilët kanë thurur elozhe për 22-vjeçarin.
Prurja më e re e trajnerit Edi Reja tek kombëtarja shqiptar u vlerësua me notën 7 nga ‘Eurosport’, që e komenton lojën e mesfushorit si mjaft efektive.
‘Gjen fanellën e titullarit pas më shumë se një muaji dhe është protagonist në pjesën e dytë. Goli dhe asisti perfekt për Pinamonti do e rris më shumë’, thuhet mes të tjerash në vlerësimin për Bajramin.
Kjo ishte fitorja e 7-të në 16 javët e para për ekipin e ngjitur këtë sezon në Seria A, teksa gjendet në vendin e 11-të me 23 pikë.
Klan News