Tek Empoli duan që mbrojtësit Ardian Ismajli të qëndrojë. Futbollistit shqiptar i përfundon kontrata në verë dhe do të dalë lojtar i lirë.

Megjithatë, sipas drejtorit sportiv të Empolit, Roberto Gemmi, Ismajli ka marrë një propozim për të rinovuar kontratën.

“Ismajlit në i kemi paraqitur një ofertë për rinovim. Ai do të marrë vendimin e tij dhe është i lirë të vendosë për të ardhmen. Është lojtar i rëndësishëm dhe duam të vazhdojmë me të, por gjithmonë duke respektuar parametrat që kemi. Nëse ai dëshiron të qëndrojë, do e gjejmë një marrëveshje.

Në çdo rast do e respektojmë zgjedhjen e tij, sepse e dimë që kemi të bëjmë me një profesionist, i cili po jep gjithçka për skuadrën”, deklaroi Gemmi.

Mbetet të shihte se çfarë do të vendosë Ismajli, për të cilin më herët kanë shfaqur interes, Napoli, Juventus dhe Interi. /tvklan.al