Pritjes së gjatë i erdhi fundi dhe Novak Djokoviç është fitues i medaljes së artë të Lojërave Olimpike. Pas dështimit në katër kompeticionet e mëparshme, legjenda e tenistit botëror arriti ta kurorëzojë me shkallën më të lartë të podiumit eksperiencën e tij në “Paris 2024”.
Djokoviç shënoj një rekord prej 24 titujsh Grand Slam, më i rëndësishmi ky në Lojërat Olimpike, teksa bëhet tenisti më i suksesshëm ku ka fituar çdo turne që ka marrë pjesë.
37-vjeçari dhuroi emocione të jashtëzakonshëm kundër Karlos Alkaraz, duke triumfuar 2-0 me sete. Medalja e dytë Olimpike pas asaj të bronzit në vitin 2008 në Pekin, ndërsa në Londër u rendit i katërti, pësoi eliminim në raundet kualifikuese në Rio dhe tre vite më parë në Tokio dështoi në finalen e medaljes së bronztë.
Pikërisht këto dhimbje janë kthyer në forcë nga ana e Gjokoviç që kurorëzoi kështu performancën në Olimpiadën e 5-të të tij.
Novak Gjokoviç bëhet lojtari i pestë që fiton në 4 kampionatet kryesore dhe medaljen e artë Olimpike pas Rafael Nadal, Serena Williams, Andre Agassi dhe Steffi Graf.
Klan News