Flori dhe Fatmiri të cilët janë babë e bir janë bërë pjesë e seancës së ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ku kanë treguar se nuk i kanë marrëdhëniet e mira me njëri-tjetrin.
Flori jeton në Greqi që kur ishte 1 vjeç së bashku me familjen, por babai i tij Fatmiri ka ardhur shpesh herë në Shqipëri për t’u kujdesur për nipin e tij pasi i vdiq vëllai në 2006.
Ai e ka rritur dhe ia ka siguruar shkollën e lartë për Juridik dhe i është përgjigjur për çdo gjë.
Por fëmijët e tij nuk i flasin babait sepse ndihën të lënë pas dore dhe e gjithë vëmendja e tij ka qenë tek i nipi. Pasi mbaroi shkollën për Juridik i nipi ka hyrë në punë në gjykatë dhe tani po përpiqet që t’i marrë dhe shtëpinë, duke e zhgënjyer kështu xhaxhain. Flori thotë se nuk e ka ftuar të atin as në dasmën e tij në Greqi sepse nuk ka dashur dhe Fatmiri e ka marrë vesh nga gruaja për martesën e të birit.
Flori tregon se është martuar dhe të atin nuk e ka ftuar në dasmë, madje lajmin që i biri është martuar, Fatmiri e ka marrë vesh nga gruaja,
Flori: E di ti që unë jam martuar?
Fatmiri: E di, e kam marrë vesh nga mami, më ka thënë ajo.
Flori: As atje nuk e ftova fare.
Ardit Gjebrea: Ti je martuar dhe babi thotë që e mora vesh nga mami?
Flori: Po.
Ardit Gjebrea: Po pse?
Flori: Po nuk e ftova sepse nuk desha, pse ta ftoj?
Ardit Gjebrea: Është babai mo?
Flori: Edhe se është babai? Nuk ka qenë si baba, mos është babai i ndonjë tjetri se i imi nuk është. /tvklan.al