Të gjithë e mbajnë mend këngëtarin e njohur Klajdi Musabelliun i cili spikati para shumë vitesh tek “Ethet e së premtes”. Prej shumë kohësh ai ka hequr dorë nga muzika dhe nuk e kemi parë të dalë në ekran, duke bërë kurioz publikun se me çfarë po merret ai. I ftuar në emisionin e gatimit “Arome Dreke” në Tv Klan, Klajdi ka shuar kuriozitetin e të gjithëve dhe ka treguar pse nuk merret më me muzikë dhe çfarë pune po bën.
Arvi Kita: Ke ndonjë projekt të ri?
Klajdi Musabelliu: Për momentin, këtë vit nuk kam bërë asnjë gjë përveç se jam marrë me turistë andej nga Siçilia. Kam qejf të bëj ndonjë gjë, por nuk më lë mami (qesh). I kam disa gjëra në mendje, por nuk e di si do shkojë kjo puna e lirisë të Covidit, inshallah nuk po na mbyllin prap brenda. Përveç muzikës unë bëj aktorin dublant, prandaj unë kam humbur se shumë njerëz më thonë ore ku je?
Arvi Kita: Çfarë është aktori dublant?
Klajdi Musabelliu: Janë filmat vizatimorë dhe ne bëjmë zërat, bëjmë zhapiqe, hardhuca, çfarë nuk bëjmë. Është gjëja më e bukur në botë. Unë do ta rëndisja si profesionin e dytë që dua më shumë edhe pse hera herës më është bërë i pari. Aty e gjej veten plotësisht. Ke atë fëmijën që e nxjerr jashtë transformohesh, bëhesh luan, lepur, mace etj. Është një profesion i shkëlqyer, unë prandaj i mungoj ekranit, sepse duke bërë këtë aktorin dublant dhe zëri të ikën, por nga krahu tjetër është një kënaqësi e paparë sepse unë punoj për fëmijët e vegjël që dashur pa dashur edhe i edukoj dhe feedback që unë marr është i mrekullueshëm. Ata të njohin vetëm nga zëri, nuk ta kanë parë fytyrën, por është një emocion i papërshkrueshëm me fjalë. /tklan.al