Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, zbuloi në konferencë për shtyp, se sulmuesit Armando Broja, i duhen edhe pesë javë për tu rikuperuar.
Sipas tij, lojtari nuk është ende në gjendje për të luajtur me Evertonin dhe për këtë arsye nuk është grumbulluar.
“Kemi folur pak me Evertonin dhe i duhen të paktën pesë javë të tjera për tu rikuperuar. Nuk është në gjendje për të luajtur me ekipin e tij dhe nuk do të jetë i disponueshëm për ne. Dëshira është e madhe që të rikthehet të luajë. Ka pasur një dëmtim të vështirë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta mbrojmë lojtarin.”, tha ai.
Silvinjo foli me superlativa për Ernest Muçin, për të cilin u shpreh se është i rëndësishëm për kuqezinjtë, ndërsa shtoi se Zeka dhe Spahiu nuk ishin eksperiment.
“Kemi rikthimin e Muçit, i cili është një lojtar i rëndësishëm për ne. Kur një lojtar ndryshon vendin, duhet kohë për tu përshtatur. Ai po bën mirë dhe duhet durim. Nga 24 lojtarë që unë kam marrë, secili ka mundësi për të luajtur. Mund t’i ndryshojë edhe jetën. Duhet të kuptojmë që lojtarët do të luajnë në fundjavë dhe duhet të shikojmë si do të jetë gjendja.
Zeka dhe Spahiu nuk ishin eksperiment. Kombëtarja të jep mundësi. Kishim mundësi të shikonim ata për 10 ditë. Janë lojtarë që luajnë me të majtën. Kombëtarja është e hapur edhe për momente të tjera.”, u shpreh tekniku kuqezi.
Silvinjo theksoi se dy ndeshjet e Tetorit, do të jenë të vështira për Shqipërinë.
“Kemi dy ndeshje të vështira. Çekia ka një tranzicion të shpejtë dhe lojtarë të fortë. Do jenë ndeshje të forta dhe është grup i vështirë.
Kam dëgjuar rreth kandidimit të Shqipërisë për Euro 2027. Mua më intereson ana sportive. Kemi marrë shumë nga ekipi U21. Nuk i takon një trajneri ku do të organizohet, por vetëm ana sportive. Jam shumë i lumtur për të gjithë lojtarët. Kemi në monitorim shumë dhe bëjmë listën. Ne nuk jemi një Kombëtare, që nëse një lojtar nuk luan, nuk mund ta grumbullojmë. Nuk varet sa minuta luan një lojtar, te minutat që do të luajë me Kombëtaren. Jam i lumtur që sa herë kanë ardhur, kanë dhënë shpirtin për Kombëtaren.”, deklaroi Silvinjo.
Kombëtarja shqiptare do të përballet në Ligën e Kampioneve me Çekinë më 11 Tetor dhe me Gjeorgjinë më 14 Tetor, sfida që do të transmetohen ekskluzivisht në Tv Klan.
/tvklan.al