Pas Real Madrid, në barazim 1-1 është ndalur edhe Atletico Madrid. Skuadra e drejtuar nga Simeone, zhgënjeu në shtëpi ndaj Celta Vigo-s.
“Los Colchoneros” e nisën ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi mbetën me 10 lojtarë në minutën e 7-të, kur Barrios u ndëshkua me të kuq.
Miqtë gjetën avantazhin me Iago Aspas në minutën e 68-të, me sulmuesin që u tregua i saktë nga penalltia.
Edhe pse në inferioritet numerik, Atletico ia doli të gjejë barazimin. Në minutën e 81-të, ishte Sorloth që vendosi baraspeshën, duke shënuar vetëm pak minuta pasi u fut nga stoli.
Me këtë barazim, Atletico Madrid mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, 1 pikë më pak se Reali kryesues. /tvklan.al