Bayern Munich regjistroi ndeshjen e dytë radhazi pa fitore në Bundesligë. Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany, u ndal në barazim 1-1 ndaj Union Berlin në transfertë.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, bavarezët kaluan të parët në avantazh me anë të Leroy Sane.

Sulmuesi zhbllokoi sfidën, pas një asisti të marrë nga Stanisic në minutën e 75-të. Megjithatë avantazhi zgjati vetëm 8 minuta, pasi Hollerbach vendosi baraspeshën.

Me këtë barazim, Bayern Munich mban vendin e parë me 62 pikë, 9 më shumë se Leverkusen e vendit të dytë, e cila ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Në takimet e tjera, Augsburg fitoi minimalisht ndaj Augsburg, ndërsa Mainz dhe Freiburg barazuan 2-2 mes tyre. Borussia Monchengladbach fitoi 4-2 ndaj Werder Bremen. /tvklan.al