Arrijnë numrin e kërkuar të delegatëve

Tashmë nuk ka asnjë dyshim se Xho Bajden dhe Donald Tramp do të jenë përballë njëri-tjetrit në zgjdhjet presidenciale të 5 Nëntorit në Shtetet e Bashkuara. Të dy arritën numrin e nevojshëm të delegatëve për të siguruar kandidaturën presidenciale të partive respektive, pas raundit të zgjedhjeve paraprake të së martës.

Pas fitores në Shtetet Federale të Xhorxhia, Hauai, Misisipi e Uashington ku garoi i vetëm pas pezullimit të fushatës së rivales nga rivalja e tij brenda republikanëve, Donald Tramp ka tashmë 1228 delegatë, 13 më shumë se kufiri i nevojshëm për të siguruar kandidaturën në konventën e Korrikut.

Xho Bajden arriti në 2 099 delegatë, 131 mbi numrin e nevojshëm për t’u zgjedhur kandidat tek demokratët, pas fitores në Xhorxhia, Misisipi dhe Uashington.  

Tramp falenderoi zgjedhësit republikanë përmes një postimi në rrjetin social Truth, duke thënë se kjo e bën partinë e tyre “të bashkuar dhe të fortë”. Kjo është hera e 7 në historinë e Shteteve të Bashkuara që do të ketë një ripërballje të të njejtëve kandidatë për presidentë.

Tv Klan