Nuk duhet patur frikë nga virusi i rënë akut respirator në Shqipëri pasi janë marrë masat e mosprekjes së tij në pikat kufitare dhe aeroport. Ministria e Shëndetësisë vepron në bazë të rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila nuk sheh si alarmante mbylljen e kufijve për tu mbrojtur nga ky virus, kur nuk egzistojnë as të dyshuar me Sars. Situata në vënd vazhdon të jetë në kontroll dhe të mbrohet se nuk ka raste të dyshuara me këtë virus.

“Unë nuk gjykoj dhe OBSH nuk rekomandon mbylljen në një vënd që tashmë është i pastër nga sindromat e akut respirator deri më sot dhe mendojmë që me masat që kemi marrë ne do te vlersojmë rastin, udhëtarët që vijnë. Si vëndi ynë ashtu edhe vëndet e tjera, fqinjët tanë kanë një komunikim të shpeshtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe ato kanë dhënë dje sinjalin për raste të dyshimta të cilat duhet të verifikohen e mandej raste të dyshimta një në Itali dhe një në spitalin e Shkupit. Deri në momentet që flasim bashkë, pra në mesditë të kësaj dite që jemi vendi ynë është pa Sars”.

Është Organizata Botërore e Shëndetit që vë në lëvizje apo në alarmë organet shtetërore, pasi ajo ruan lidhje me ministritë homologe në vëndet fqinj. Për momentin Ministria e Shëndetësise nuk sheh me vend përdorimin masiv të maskave, pasi virusi nuk qarkullon në Shqipëri.

“Gjithë këto masa që rekomandohet janë për vëndet, për strukturat shëndetësore ku është tashmë i izoluar një rast me Sars, kurse ne në këtë situatë që kemi deri më sot, që nuk kemi asnjë rast të dyshimtë për Sars, do të thotë që jemi në masat që vazhdojmë dhe vlerësojmë situatën nga momenti në moment, nga dita në ditë për ta ndjekur ate”./tvklan.al