Në javën e pestë të spektaklit të dashurisë “Love Story” fronistja Dea ka zgjedhur Algertin për një takim në një fermë shqiptare.
Takimi i tyre ka nisur me një dhuratë nga Algerti për Dean një glob qelqi ku i ka kërkuar të zgjedh një destinacion të preferuar. Dea ka zgjedhur Australinë me një zemër në glob duke marrë edhe premtimin e Algertit se udhëtimi i tyre i parë sëbashku do të ishte drejt këtij kontinenti.
Dea është surprizuar nga Algerti pasi në fillim i është dukur ndryshe dhe jo romantik.
Algerti: Në momentin që më njeh jam ndryshe. Fëmijërinë e kam kaluar në Tropojë. Mbaj mend që isha shumë i fiksuar pas shpejtësisë dhe makinave.
Dea: Ke studiuar financë-kontabilitet? Jemi koleg?
Algerti: Meqë jemi koleg më zbulo pak më shumë për veten.
Dea: Përpara se të studioja financë kam studiuar në SHBA. Kam bërë shumë punë të ndryshme, por stjuardesë ka qenë një nga ëndrrat e mia. Kohën e lirë si e kalon?
Algerti: Shkoja në palestër, punoj me kohë të pjesshme..
Dea: Unë i jam kthyer një pasioni të vjetër, poezisë.
Më poshtë një nga poezitë e Deas:
“Në parkun që mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht
Pas shijes ka shtruar vjeshta
Qylym të verdhë natyrisht.
Dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s’kish se si
U desh të zhdukeshin përbindëshat që tek kjo botë të vije ti…“
Për festa Dea thotë se do t’i kaloj me familjen e saj mikpritëse. Takimi i të dyve është mbyllur me një tjetër dhuratë. Këtë herë nga babai i Algertit për babain e Deas një shishe me raki tropoje. /tvklan.al