Një gjyshe e quajtur Nazmie ka ardhur në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ku ka folur për problemet që ka pasur me nusen e vogël dhe nipin e saj që ndodhet në Francë. Pas shumë problemesh që po hapte në shtëpi, borxhet nëpër dyqane, nuk punonte, zgjoheshe vonë, nuk kujdeseshe për burrin e saj dhe shumë të tjera, Klodi, djali i Nazmijes vendosi të ndahej me të sepse nuk mund ta duronte dot më. Nusja ka marrë nipin e Nazmijes dhe ka ikur në Francë tek prindërit dhe prej 3 vitesh nuk i lejon ta shohin nipin.
Nazmija: Më merr e ëma e nuses në telefon një ditë e më thotë për nipin, Klejdi është i sëmurë dhe kishte nisur një letër nga Franca që nipi të shkonte të vizitoheshe aty, se sikur mjekët në Shqipëri kanë mbaruar.
Mirela Milori: Pra ju kërkoi që të merrte djalin në Francë për arsye shëndetësore dhe duhej prokura e të atit. Ai e jep këtë prokurë në mirëbesim.
Nazmija: Këto ndodhën pasi u divorcuan. Kur iku në Francë djali ishte 4 vjeç. Bëmë skanerin dhe ia çuam drejtorit të poliklinikës qëndrore dhe sa e pa tek derë tha, e filloi mjekimin djali? I tha jo, i bëmë skaner dhe doktori i kthehet çfarë skaneri moj a e di se të procedoj. Djali doli me epilespi dhe ajo nuk ia jepte ilaçet, ne ia blinim, ajo nuk ia jepte.
Mirela Milori: Sa vite u bë që ka ikur djali në Francë?
Nazmija: 3 vjet e gjysmë dhe nuk kemi folur asnjëherë me djalin. Na na i nxjerr as në telefon. I kemi shkuar deri tek dera e shtëpisë në Francë dhe nuk e kemi takuar, kemi bërë shpenzim të madh. Tani vetëm ti Mirela je Zoti im dhe shpresa për të parë nipin.
Mirela Milori: Po pse nuk jua jep djalin Ornela, çfarë ka ndodhur?
Nazmija: Nuk e di.
Nazmija kërkon të takojë nipin sepse është shumë e përmalluar dhe është e gatshme të bëjë gjithçka për ta parë atë. /tvklan.al