Pa maska dhe në turma përpara shkollave
Gjimnazistët vijojnë të jetë indiferentë ndaj pandemisë, pasi refuzojnë të respektojnë masat anti-Covid.
Ndryshe ndodh në shkollat 9-vjeçare, ku nxnësit tregohen të kujdesshëm, por prindërit që ndodhen në pritje të tyre jo.
E kanë të qartë që për t’u mbrojtur nga Covidi duhen 2 armë: distanca dhe maskat. Por gjimnazistët e kryeqytetit zgjedhin t’i përdorin me përpikmëri vetëm brenda mjediseve të shkollës. Jashtë saj ka grumbullime. Puthje e përqafime. Biseda të gjata pa maska.
“Në shkollë respektohen të gjitha masat, ndërsa jashtë saj shikojeni vetë se ç’bëhet”.
“E bezdisshme apo jo duhet ta mbajmë”.
Ndryshe ndodh në shkollat 9-vjeçare. Vogëlushët kujdesen, por prindërit që ndodhen në pritje të tyre jo.
“Miting bëhet miting, sidomos në mëngjes plot është”.
“Na shqetëson po ça të bëjmë, do të vijmë”.
Ndërsa në Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar janë vetë mësuesit që shkelin ato rregulla, të cilat i kërkojnë më përpikmëri të zbatohen nga nxënësit e tyre.
Rreth 80 mësues dhe 40 nxënës nga të gjithë shkollat e vendit janë aktualisht në karantinë, pjesa më e madhe në kryeqytet. Po këto shifra që shikohen me shqetësim nga Instituti i Shëndetit Publik përkthehen në indiferencë sapo përgjegjësia e shkollës i lë vendin asaj personale.
Tv Klan