Nxënësit cënojnë shokët e tyre, por edhe stafin pedagogjik. Në shkolla në Shkodër nuk zbatohet rregullorja dhe shqetësimi ngrihet nga drejtuesja e zyrës arsimore e cila kërkon bashkëpunim me prindërit.
“Kjo nuk është një problematikë që kufizohet brenda shkollës. Punën e shkollës nuk mund ta bëjë familja ashtu sikurse punën e familjes nuk mund ta bëjë shkolla. Ne kemi një trekëndësh edukimi që është familja, shkolla dhe fëmija.”
Ka patur raste të konflikteve mes nxënësve për të cilët janë marrë masa.
“Kemi pasur raste të evidentimit të problematikave nga oficerët e sigurisë dhe kanë kaluar në masa konkrete direkte.”
Në Shkodër në shkolla ka 9 oficerë sigurie numri i të cilëve pritet të rritet.
Klan News