Të paktën 2 persona u vranë në një shkollë të mesme në veri të Sllovakisë, pasi një nxënës sulmoi me thikë një mësuese dhe dy shokë klase.
Shërbimet e urgjencës thanë se ngjarja ndodhi mesditën e së enjtes në ambintet e shkollës. Viktimat janë të moshës 51 dhe 18 vjeçare, ndërsa e plagosura po e moshës 18-vjeçare.
Policia sllovake tha se agresori u arrestua menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa mbeten ende të paqarta motivet e këtij sulmi.
Tv Klan