Me tensione ka nisur seanca e sotme parlamentare, teksa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi kërkoi interpelancë me Kryeministrin Edi Rama për emërimin si këshilltar një agjent rumun të shërbimeve sekrete. Kjo kërkesë u hodh poshtë nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Por teksa Bardhi mbante fjalim në foltoren e Kuvendit dhe bënte akuza ndaj Kryeministrit Rama, situata u tensionua teksa nga vendi ndërhyri deputeti i PS Erjon Braçe.

Bardhi iu kundërpërgjigj me tonë të ashpra.

“Gore ç’a ke, ç’a ke, ç’a ke? Mbyll gojën ti, mos guxo të më ndërhysh kur jam unë duke folur. Ti mos fol fare, zëdhënës i krimit të organizuar, ti vrave njerëz, vrave njeri në derën e SPAK-ut, ti vrave dje një qytetar atje në derën e SPAK, ti dhe qeveria jote. Mbylle gojën. Ju ka sjellë ju këtu si dele e kujtoni se jemi të gjithë dele”, tha Gazment Bardhi.

Nga ana tjetër, deputeti Braçe nuk u përmbajt nga ofendimet ndaj Bardhit duke e quajtur “k*rvë burrë”.

/tvklan.al