Data e zgjedhjeve presidenciale në SHBA është 5 nëntori, por shumë amerikanë tashmë e kanë hedhur votën e tyre dhe kanë zgjedhur kandidatin e tyre të preferuar për president. Mes atyre që kanë votuar është edhe ish-kreu i Shtëpisë Bardhë, Barack Obama, i cili votoi në Çikago. Madje, ai ka postuar një video në rrjetet sociale duke përshkruar në detaje procesin.

“Kam votuar me postë”, thotë ai në video, duke shtuar me shaka: “Është një justifikim i lehtë dhe i mirë për t’u përshëndetur me disa fqinjë”.

Në fund të videos ish-presidenti inkurajon amerikanë që pavarësisht mënyrës se si ata zgjedhin të votojnë, të mos harrojnë të bëhen pjesë e procesit të votimit.

Obama ishte të martën në Detroit në Miçigan ku ka bërë fushatë për kandidaten demokrate Kamala Harris. Pjesë e mitingut ishte edhe reperi i njohur nga Detroit, Eminem, cili u kërkoi të pranishmëve të votonin.

Mbështetësit e Harris u elektrizuan para nisjes së fjalimit të Obamës, nga kënga e tij hit “Lose Yourself”.

Klan News