Michelle dhe Barack Obama janë në qendër të thashethemeve për martesën e tyre e cila aludohet se është në prag divorci.

Pas një analize nga një ekspert i gjuhës së trupit se 32 viteve të tyre së bashku u ka ardhur fundi, ish-presidenti i SHBA-së ka provuar të kundërtën.

Ai ka  ndarë një foto ku e ka kapur Michelle nga dora, shoqëruar me një urim të ëmbël për ditëlindjen e saj të 61-të.

“Gëzuar ditëlindjen  dashuria e jetës sime. Ti e mbush çdo vend me ngrohtësi, mençuri, humor dhe hijeshi e dukesh bukur ndërsa e bën. Jam shumë fatlum që i kaloj aventurat e jetës me ty. Të dua”.

Me këtë moment, duket se çifti ka rrëzuar çdo thashethem për largësinë fizike e shpirtërore mes  tyre pasi duken më të afërt në çdo moment.

Në tetor ata festuan edhe 32-vjetorin e martesës ku sërish nuk mungoi një foto krah njëri-tjetrit.

Sa për mungesën e saj në funeralin e Jimmy Carter, ish Zonja e Parë tha se kishte diçka në axhendë që e pengonte të merrte pjesë por i dërgoi “lutjet e saj familjes dhe çdokujt që kishte dashur e mësuar nga ish-presidenti i jashtëzakonshëm”, tha zëdhënësi  i saj.

Sipas një burimi  për People, ajo nuk do të marrë pjesë në inagurimin e Donald Trump sepse “nuk është nga ato që vendos një maskë dhe shtiret për hir të protokollit. Michelle nuk bën asgjë sepse pritet prej saj, është protokoll apo traditë”./tvklan.al