Shqipëria është e kualifikuar direkt në finalet e Europianit 2027 për 21-vjeçarët si bashkëorganizatore e turneut me Serbinë dhe gjatë kësaj kohe do të zhvillojë miqësore. Trajneri Alban Bushi kërkon që këto takime të vlerësohen si të ishin ndeshje zyrtare për të qenë gati për skuadra të nivelit të lartë.
“Europiani është në 2027 dhe që të përballesh me ekipe shumë të forta si Gjermania, Anglia apo Franca duhet të japësh maksimumin me ekipe që janë thuajse në nivelin tonë apo pak mbi mesataren. Kështu çdo ndeshje duhet të konsiderohet si finale dhe këtë ia kam bërë të qartë lojtarëve”, tha Alban Bushi.
Bushi tha se mbrojtja është reparti ku duhet punuar më shumë për të afruar lojtarë cilësorë.
“Jemi duke parë shumë për lojtarë. Nga mesfusha e lart kemi shumë lojtarë të mirë, kurse në mbrojtje kemi shumë probleme. Besoj se brenda 1 viti do të gjejmë mbrojtësa të mirë”, theksoi Alban Bushi.
Kombëtarja Shpresa do të zhvillojë dy miqësore këtë muaj ndaj Greqisë më 21 Mars dhe Luksemburgut më 25 Mars. Të dy takimet do të jenë në transfertë.
Tv Klan