Rey Manaj shënoi golin e tetë këtë sezon në superligën turke. Sulmuesi siguroi përkohësisht barazimin për skuadrën e Sivasspor, por megjithatë, kjo rrjetë mori vlerë për mënyrën e realizimit.
Ishte minuta e 58 kur Manaj mori një top në zonë dhe pa e parë portën goditi duke shënuar.
Barazimi 2-2 i siguruar prej tij zgjati fare pak pasi mbrojtësit e Sivasspor shkaktuan një faul në hyrje të zonës së tyre. Hatayspor shënoi golin e fitores me goditje dënimi
Kompania e statistikave whoscored e ka vendosur Manaj në formacionin më të mirë të javës në superligën turke përkrah sulmuesve si Osimhen apo Alvaro Morata.
Shqiptari është vlerësuar me notën 8.11. Rey Manaj është në formë dhe një garanci për formacionin kuqezi.
Tv Klan