Për 2 ditë me radhë në qytetin e Peshkopisë u organizua Oda Dibrane. Këtë vit u mbajt edicioni i 30 i festivalit.
Aktiviteti bëri bashkë grupe artistësh nga vendi dhe trevat shqipfolëse. Ata performuan fillimisht në rrugët e qytetit, ndërsa koncerti vijoi për artdashësit. Organizimi i kthyer në traditë synon promovimin e kulturës dhe traditës.
Më të emocionuar për pjesëmarrjen janë artistët që vijnë nga trevat shqipfolëse. Oda Dibrane nisi në vitin 1994 fillimisht si festival rapsodësh e më pas formati i saj ndryshoi duke u kthyer në një festival mbarëkombëtar.
Klan News