Për dy ditë me radhë qyteti i Peshkopisë u organizua “Oda Dibrane”. Këtë vit u mbajt edicioni i 30 i festivalit. Aktiviteti bëri bashkë grupe artistësh nga vendi dhe trevat.

Artistët performuan fillimisht në rrugët e qytetit ndërsa koncerti vijoi për artdashësit. Organizimi i kthyer në traditë synon promovimin e kulturës dhe traditës.

Veli Vraniçi, drejtor i festivalit: Gjëja më e rëndësishme është që në këtë festival kanë ardhur trupa, artistë, ansamble nga të gjitha trevat shqipfolëse. Nuk ka zonë në Shqipëri që nuk ka qenë pjesëmarrës.

Më të emocionuar për pjesmëarrjen janë artistët që vijnë nga trevat shqipfolëse

Bedri Saliu, koreograf: Ne nga Maqedonia e Veriut kemi ëndërruar të marrim pjesë në Shqipëri, por zakonisht kemi dëgjuar për festivalin në Gjirokastër dhe i dyti festival fillon në Peshkopi dhe mezi prisnim ditën të vinim dhe të merrnim pjesë në këtë festival të mrekullueshëm.

Gzim Alimehmeti, koreograf: Unë të paktën 20 vite i kam ndjekur rregullisht dhe kam pasur fatin të shoh shumë grupe dhe shumë ansamble.

“Oda Dibrane” nisi në vitin 1994 fillimisht si festival rapsodësh e më pas formati i saj ndryshoi duke u kthyer në një festival mbarëkombëtar.

Klan News