Odise Roshi do të vazhdojë të jetë pjesë e Ligës së Parë turke. Futbollisti shqiptar, do të vazhdojë karrierën te skuadra e Erzurumspor.
Marrëveshja mes palëve ishte arritur prej kohësh, por klubi turk nuk e regjistronte dot për shkak se kishin merkaton të bllokuar.
Pas zgjidhjes, drejtuesit kanë depozituar menjëherë kontratën e Roshit, ndërsa në orët e ardhshme do të vijë edhe zyrtarizimi. Shqiptari ka firmosur kontratën për një sezon.
33-vjeçari fierak mbetet në Turqi, aty ku në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Sakaryaspor, ndërsa më herët ka luajtur edhe me Boluspor.
Roshi, në karrierën e tij, ka ndryshuar shumë klube, ndërsa e ka filluar me Apoloninë në Shqipëri, për të kaluarë më pas te Flamurtari.
Ai ka luajtur në Gjermani me FSV Frankfurt dhe Koln, në pas kaloi te Rijeka në Kroaci, për të vazhduar me Akhmat Grozny në Rusi dhe Diosgyor në Hungari. /tvklan.al