Myrto Uzuni ka një ofertë nga ekipi i Austin në kampionatin amerikan. Ky është lajmi i publikuar nga gazeta “Marca” këtë të enjte duke dhënë edhe detaje.

10 milionë Euro për kartonin e Uzunit dhe gati 1 milionë e gjysmë Euro pagë në sezon. Po sipas sportives spanjolle 29-vjeçari kishte kohë që kërkonte përmirësim të kontratës, gjë e cila nuk u arrit. Për më tepër situata u trazua ku trajneri i Granada tha se Myrto ishte kthyer nga pushimet duke thënë se nuk ishte në gjendje të stërvitjet dhe për këtë nuk llogaritet.

Në anën tjetër Myrto Uzuni siguroi me anë të një mesazhi në rrjetet sociale se asnjë nuk duhet ta vendosë në dyshim dashurinë për këtë fanelë ku vetëm në këtë sezon të La Liga 2 ka shënuar 14 gola.

“Si kapiten i këtij ekipi dhe për njerëzit që më njohin asnjëherë nuk duhet të dyshojnë për dashurinë që ndjej për këtë ekip dhe këtë qytet. Prisni të dëgjoni pjesën tjetër të historisë.”

Myrto Uzuni nuk ka luajtur asnjë ndeshje në 2025. Kontrata e tij me Granada përfundon në 30 Qershor të 2026.

Tv Klan