Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Gratë mund tja arrijnë. Kjo është ideja e tryezës mbi barazinë gjinore në politikë e vendim-marrje. Kjo barazi gjinore është përkrahur nga 150 parlamentar të vendeve të europës dhe Organizatave Jo Qeveritare.

Realizimi i projektit “Gratë mund tja arrijnë” është inisiativë e gruas shqiptare për të qenë pjesë e Paktit të Stabilitetit, e cila synon rritjen e kapacitetit në fushën publike dhe politike, si dhe vendosjen e sistemit të kuotave deri në 30%, jo vetëm në politikë, por edhe në ligjin elektoral.

Këto gra pjestare të politikës por edhe institucioneve të tjera në këtë tryezë të organizuar nga rrjeti i grave Milenium 2000 dhe Unioni Gender Task Force Albania, kishin ftuar edhe burra politik bërës, ku kanë përmendur për sensibilizim mesazhin se pa gra nuk ka zgjedhje dhe pa zgjedhje nuk ka zgjidhje./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti