Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Në pallatin e OKB-së në Nju Jork ka filluar sot një mbledhje e rëndësishme e cila do të përcaktoj angazhimet e Organizatës Botërore dhe të Natos në periudhën e pas luftës në Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm Kofi Anan ka ftuar përveç vendeve të G-8 edhe 8 shtete të tjera si dhe tri organizata ndërkombëtare. OSBE që do të bëjë ngritjen e institucioneve. Bashkimin uropian e ngarkuar me rindërtimin si dhe Konferencën Islamike e cila ka qenë shumë e pranishme me ndihma humanitare në Kosovë.

Kofi Anan do tju bëjë thirrje vendeve pjesmarrëse për ndihmesë financiare dhe në kuadro për të përshpejtuar veprimet për rindërtimin e Kosovës, formimin e administratës civile, rikthimin e refugjatëve etj.

G-8 përfaqësohet nga ministrat e jashtëm përfshi zonjën Ollbrajt dhe ministrin britanik Kuk, i cili do të flasë edhe në emër të KFOR-it. Ndërkaq zyrtarët e lartë kanë dërguar Kina, Belgjika, Danimarka. Në këtë takim i mbiquajtur “Miqtë e Kosovës”, pritet të shpallet personi i ngarkuar nga OKB-ja për administrimin e Kosovës. Pas tërheqjes së Ema Boninos kandidatura kryesore janë Marti Ahtisari dhe Bernard Kushner./tvklan.al