Një raport i fundit i mbështetur nga OKB-ja ofroi prova të shumta se katastrofa humanitare në Gaza po shndërrohet në një zi buke të shkaktuar nga njeriu. Organizata ka rritur presionet ndaj Izraelit për të përmbushur përgjegjësitë ligjore për të mbrojtur civilët palestinezë dhe për të lejuar furnizimet e ndihmës humanitare për të arritur tek njerëzit që kanë nevojë për të.
Zyrtari më i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk, tha në një intervistë për BBC News se Izraeli ka një faj të madh dhe ekziston një rast mjaft i besueshëm që Izraeli po përdorte urinë si një armë lufte në Gaza. Türk, i cili është komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, tha se nëse vërtetohet, kjo do të përbënte një krim lufte.
Ministri i Ekonomisë i Izraelit, Nir Barkat, një politikan i lartë në partinë Likud të Benjamin Netanyahut, i hodhi poshtë paralajmërimet e Türk si të pakuptimta dhe një gjë krejtësisht e papërgjegjshme për t’u thënë. Mungesa e furnizimeve e ka detyruar Jordaninë dhe tani vendet e tjera, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, të hedhin ndihmat nga ajri, mënyra më pak efektive për të ofruar furnizime humanitare.
Palestinezët në terren që luftuan për të siguruar një pjesë, janë mbytur ndërsa përpiqeshin të notonin drejt ndihmave që kishin përfunduar në det, ose janë shtypur në momentet kur kanë tentuar të merrnin ushqimet që ishin hedhur me parashuta./tvklan.al