Dani Olmo dhe Pau Victor do të luajnë për Barcelonën pasi Këshilli Kombëtar i Sporteve të Spanjës lejoi klubin e La Liga që të regjistrojë përkohësisht të dy futbollsitët, katër ditë pasi autoritetet spanjolle të futbollit refuzuan kërkesat e tyre.

Barcelona firmosi me dy lojtarët në verë, por për shkak se klubi nuk mundi të respektonte kufirin e vendosur për pagat e lojtarëve të përcaktuar nga La Liga, ata u lejuan që të luanin vetëm për gjysmën e parë të sezonit.

Më 4 Janar, Federata Spanjolle e Futbollit dhe La Liga refuzuan një kërkesë për t’i regjistruar të dy për gjysmën e dytë të sezonit. Më herët edhe dy gjykata kishin vendosur negativisht sa i përket kërkesës së klubii blaugrana.

Por CSD mbështeti ankimimin e klubit, duke mbajtur qëndrimin se futbollistët profesionistë “kanë të drejtën për një karrierë sportive në përputhje me potencialin e tyre me garanci dhe siguri”.

Vendimi erdhi pasi trajneri Hansi Flik kishte bërë publik ekipin për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletik Biblao, të fituar nga katalanasit me rezutlatin 2-0.

Lojtarët nuk ishin as në stolin e rezervave. Olmo u ble për 60 mln euro nga gjermanët e Leipzig.

Klan News