Blogeri i njohur Olti Curri ka dalë jashtë çdo parashikimi këtë të martë dhe ka thyer një prej shkopave që gazetari Blendi Fevziu mban në studion e Opinion.

Teksa mes të ftuarve po diskutohej për mënyrën se si shfaqen liderët politikë në prag të fushatës në rrjetet sociale, Curri tha se ka vetëm një mënyrë që të mos flitet për ta në rrjetet sociale.

Dhe kjo sipas tij bëhet duke thyer një prej shkopave që Fevziu mban në studio, e ku të ftuarit i përdorin për të shpjeguar çështje të rëndësishme.

Olti Curri: Edhe pas zgjedhjeve e rëndësishme është që cilido qoftë fituesi ta përdorë Instagramin edhe për të dhënë përgjigje në rrjete sociale!

Blendi Fevziu: Po dal jashtë teme, por poston një foto në emision duke folur për një gjë të mirë merr shumë pak vëmendje. Poston një foto duke u larë në fundjavë në dimër dhe mbytesh (në komente).

Olti Curri: Sigurisht. A do ti për një çast të harrohet Edi Rama, Luli, Mona? Unë çohem marr shkopin, e thyej në dysh dhe nëse nesër nuk është folur për shkopin e thyer…

Blendi Fevziu: Merre, do të bëj tjetër. Thyeje! (Curri thyen shkopin) E theve vërtetë!/tvklan.al