“Lakuriqi i Natës” është shfaqja më e re e Teatrit të Operas së Baletit. Me një fabul tejet interesante, “Lakuriqi i Natës” do të shfaqet në datat 22, 23 dhe 24 Tetor në Pallatin e Kongreseve. Zana Çela, drejtoresha e TOB ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku zbuloi më tepër detaje rreth shfaqjes.

https://youtu.be/qVNZjB7nZZw?t=3m25s

“Libreti i “Lakuriqit të Natës” është shumë i thjeshtë, tregon për pjesëtarët më të lartë të shoqërisë vieneze të asaj kohe, të cilët e kishin zakon të bënin ballot me maska. Dhe në këto ballo ata fshiheshin edhe nga familja. Shpesh bashkëshortët nuk e njihnin njëri-tjetrin dhe këtu sillet e gjithë fabula dhe krijohen situata shumë komike. Në këtë ballo një grua, e cila ishte veshur si konteshë vërteton se bashkëshorti i saj ishte donzhuan shumë i madh dhe flirtonte me gra të tjera. Është një vepër që tregon jetën boshe të aristokracisë së viteve 1900, një jetë që ata e konsumonin duke shkuar nëpër ballo

”, tha Çela

./tvklan.al