Operacioni policor i koduar “Lindja e Diellit” i cili u zhvillua njëkohësisht në katër shtete, Shqipëri, Itali, Greqi dhe Belgjikë u finalizua me arrestimin e 35 personave, mes tyre 24 shqiptarë.
Prokurorë të krimeve të rënda bënë të ditur se 11 prej të arrestuarve janë shtetas italianë dhe tre grekë.
Shqiptarët janë kryesisht nga Kavaja, Vlora, por ka dhe nga Elbasani, Pogradeci dhe Korça, të gjithë rezidentë në Itali.
Grupi kriminal dyshohet të ketë vepruar që prej vitit 2004 dhe ka transportuar një sasi prej 1 ton e 300 kg marihuanë dhe 10 kg heroinë.
Sipas policisë organizata kishte në plan për të transportuar drejt Italisë një sasi tjetër marihuane.
Rezulton se në këtë operacion është goditur një prej grupeve më të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Transporti sipas burimeve zyrtare të hetimit bëhej me gomone dhe sasia e drogës kishe destinacion Sicilinë.
Në hetime janë përgjuar anëtarë të grupit për muaj me radhë derisa është arritur të provojë se ky rrjet drejtohej nga shtetas shqiptarë me banim në Itali./tvklan.al