Lajme Arkiva 2003
Një grup trafikantësh prej 7 personash janë arrestuar në kuadrin e operacionit mirazh 3 nga Drejtoria e Policisë së Korçës. Të arrestuarit akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore, kryesisht femra për qëllime prostitucioni dhe minoren, por edhe trafiqe për kalime të paligjshme kufiri.
Dy persona të tjerë u shpallën në kërkim si koka të këtij trafiku. Burimet e policisë së Korçës pohojnë se edhe të arrestuarit janë nga Tirana, Durrësi, Kruja, Korça dhe Pogradeci. Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Korçës tregon se i pari u arrestua Agim Zyko nga Tirana dhe Dritan Idrizi nga Thumana e Krujës.
Dy personat u arrestuan në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës teksa tentuan të kaloni në anën tjetër të kufirit dy vajza nga Tirana 19 dhe 22 vjeçe. Rreth orës 24 janë arrestuar në pikën e kalimit kufitar edhe tre persona nga Durrësi dhe Dibra.
Tre të arrestuarit janë të dyshuar për trafiqe të qenieve njerëzore. Nga policia kufitare bëhet e ditur se janë prangosur Durim Hoxha nga Durrësi si edhe Luftim Suli dhe Roland Ruçi nga Tirana. Të arrestuarit janë marrë në pyetje nga inspektorët e zyrës së trafiqeve dhe mësohet se ata kanë treguar edhe emrat e bashkëpunëtorëve të tyre.
Pas operacionit janë shpallur në kërkim një 23 vjeçar nga qyteti i Pogradecit , Ilirjan Seferi akuzohet për shfrytëzim dhe trafikim prostitutash në Greqi dhe Itali./tvklan.al