Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 71-vjeçarin Edmond Naska, raporton gazetarja e Klan News Daniela Zisi.

Kujtojmë se 3 ditë më parë 71-vjeçari Naska qëlloi me armë zjarri nga banesa e tij dhe për më shumë se 3 orë qëndroi i izoluar dhe i armatosur në shtëpi, duke refuzuar t’i dorëzohej policisë.

Arrestimi i të moshuarit u bë i mundur vetëm pas ndërhyrjes së forcave RENEA.

/tvklan.al