Eder Militao i është nënshtruar operacionit, pas dëmtimit të rëndë të pësuar pak ditë më parë.

Klubi i Real Madrid, ka njoftuar se operacioni për këputjen e ligamenteve në gjurin e djathtë ka shkuar me sukses.

Mbrojtësi do të fillojë rehabilitimin në ditët e ardhshme, por nuk do të jetë i gatshëm për këtë sezon.

Braziliani e ka mbyllur sezonin dhe te Reali shpresojnë ta kenë të gatshëm për sezonin e ardhshëm.

Pas Dani Carvajal, që për të njëjtin dëmtim mbylli sezonin, tani në listë shtohet edhe Militao. /tvklan.al