Me emrin e koduar “Targë e Falsifikuar” , strukturat më të larta të policisë së shtetit kanë ndërmarrë një operacion në shkallë vendi për verifikimin e automjeteve që qarkullojnë në territorin shqiptar.
Si rezultat i këtij operacioni u kontrolluan dhe u kryen verifikime për rreth 2700 automjete, nga të cilat 1600 me targa të huaja, 39 prej tyre, shumica luksoze, janë bllokuar.
Laura Totraku: “Janë evidentuar 47 raste të qarkullimit në territorin shqiptar të automjeteve me targa të huaja, të cilat nuk figurojnë të regjistruara në kufirin shqiptar. Janë sekuestruar 39 automjete, të cilat kanë rezultuar të trafikuara në vendin tonë. Janë bllokuar në shkallë vendi 380 automjete me mangësi në dokumentacion”.
Operacioni i policisë nisi në 16 Nëntor dhe pritet të vijojë me të tjera kontrolle në mbarë vendin./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani