Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e kësaj të marte u dedikohen bizneseve të vogla në mbarë vendin. Ka shumë njerëz që kanë investuar kursimet e jetës së tyre për të investuar në një biznes të vogël, që ofron një shërbim më të mirë, si dhe për të promovuar kulturën e vendit tonë. “Opinion” sjell në studio bujtina, hotele dhe restorante, pronarët e të cilëve tregojnë fillimet e tyre dhe aktivitetin që kanë aktualisht në fushën e agroturizmit.
Të ftuar: Joni Musta, Paulin Nilaj, Luiza Fermanis, Kliti Nano, Elton Shkullaku, Ali Zotkaj, Agim Buxheli, Gëzim Olaj, Merlina Dedja, Llesh Doçi