#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #tvklan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Zamira Çoçoli Edwards
Mbrëmjen e kësaj të hëne emisioni “Opinion” në Tv Klan kthehet pas në kohë. Në një kohë të errët të regjimit komunisti, ku dëshira për të kaluar kufirin dhe për të parë botën moderne konsiderohej si tradhti e lartë e atdheut dhe dënohej minimalisht nga 15 vite burg deri në dënim me vdekje. Mbi 3 mijë njerëz humbën jetën në tentativën e tyre për dalë jashtë kufijve të Shqipërisë. Emisioni i kësaj të hëne “Opinion” sjell 3 intervista të trishta. Zamira Çoçoli e cila së bashku me motrën dhe vëllain e saj vendosën që një ditë Gushti të 1984 duke kaluar me not nga Saranda në drejtim të Korfuzit. Dy motrat pothuajse pa shenja jete arritën që të gjendeshin nga një jaht italian në ujërat territoriale greke, kurse vëllai i tyre për fat të keq humbi përgjithmonë. Ai nuk arriti dot që të dilte në breg.
Shaban Doçi
Shaban Doçi ka gjithashtu një histori të trishtë. Në vitin 1961 tentoi të arratisej nga Shqipëria, arriti të hynte në territorin Jugosllav, por ata e kthyen mbrapa duke i dhënë mbi shpatulla një kalvar të gjatë burgjesh.
Adem Allçi
Adem Allçi është një tjetër shqiptar që në regjimin komunist tentoi që të arratisej në vitin 1963, por ra në dorën e sigurimit të shtetit.