Intervistë ndryshe me neurokirurgët Mentor Petrela dhe Henry Marsh.
“15 mijë operacione”, mjeku Petrela tregon momentet e vështira: Ka rrethana kur thua çfarë dua me këtë zanat?
15 mijë operacione të neurokirurgjisë tregon se ka kryer gjatë jetës së tij mjeku i njohur shqiptar Mentor Petrela. Në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu, mjeku Petrela ka treguar për momentet e vështira që ka kaluar në rrugëtimin e profesionit të tij.
Blendi Fevziu: Si është të çohesh në mëngjes me idenë që ti sot ke në dorë jetën e 2, 3 apo 4 personave?
Mentor Petrela: Është një përgjegjësi e madhe.
Blendi Fevziu: Si e përjetoni ju apo me kalimin e kohës kalohet dhe kthehet në një lloj normaliteti?
Mentor Petrela: Ajo asnjëherë nuk kalohet. Ti gjithmonë ke një ankth para se të futesh në operacion. Unë kam bërë 15 mijë operacione elektive, nuk është pak.
Blendi Fevziu: Të neurokirurgjisë?
Mentor Petrela: Po.
Blendi Fevziu: Që nuk e di sa vite i bie që ju keni operuar?
Mentor Petrela: Nuk i kam hyrë kësaj, por kjo është shifra.
Blendi Fevziu: Kush kanë qenë momentet më të vështira?
Mentor Petrela: Në lloj-lloj rrethanash. Ka rrethana që thua po unë çfarë dua këtu me këtë zanat?
Blendi Fevziu: Ia thua ndonjëherë vetes?
Mentor Petrela: Po./tvklan.al