Pas përplasjes publike mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ambasadës Amerikane, kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, i ftuar këtë të enjte në studion e emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

Ka qenë Donald Lu i cili ka hedhur akuza kundër Prokurorisë dhe prokurorit Llalla.

I pyetur nga gazetari se pse u soll kaq ashpër me ambasadorin Lu dhe cilat kanë qenë arsyet që Lu deri atë deklaratë, kryeprokurori Llalla u shpreh se përplasjet mes tij dhe ambasadorit  Lu kanë të bëjmë me reformën në Drejtësi dhe më konkretisht me ideatorët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.  Sipas Llallës, Lu, ka ardhur në Shqipëri dhe po shtiret sikur është drejtues shteti apo guvernator, ndërkohë që ai ka një post tjetër.

Në përgjithësi në takimet që kam pasur me ambasadorin dhe grupet e ekspertëve ne kemi shfaqur mendimet si do të veprojë institucioni i prokurorisë. Debati i parë lidhej me Byronë kombëtarë të hetimit. I

shin një sërë arsyesh, mënyra si mendohet të funksiononte institucioni. ideatorë ishin punonjës së sigurisë së shtetit.

Fevziu:Ku dhe si e keni penguar reformën në drejtësi dhe jeni apo jo kundër?

Llalla: Së pari dua ta nis me deklaratën e sotme të ambasadorit Lu në një takim ku unë nuk isha i pranishëm dhe m

ë

njoftojnë në mënyrë të papritur se ambasadori kishte bërë publikë deklarata ku më akuzonte mua.

Fevziu:Ju keni pasur takime të tensionuara në zyrën tuaj apo të ambasadorit. Keni pasur përplasje?

Llalla:Në zyrën time është krejt normale të bëhen diskutime për mënyrën sesi do të pozicionohet institucioni i Prokuroris

ë

 pas kësaj reforme. Është mendimi ndryshe.

Fevizu: Pse ishit i befasuar nga deklarata e Lu, ku ai ka thënë se ka njerëz që po tentojnë t’i dalin kundër reformës?

Llalla: Lu i ka bërë këto deklarata jo në praninë time.

Fevziu: Nuk ishit vënë në dijeni se ambasadori është i pakënaqur me ju?

Llalla: Duhet të jemi të qartë çdo ambasador nuk është guvernator i Shqipërisë. Ai është thjesht një ambasador dhe duhet të mbajë pozicionin e tij. Ai nuk duhet të shtiret si drejtues shteti, por të mbaje pozicionin që i takon

Fevziu: Cila ka qenë pakënaqësia konkrete e ambasadorit amerikan?

Llalla: Në përgjithësi në takimet që kemi patur ne kemi patur mendimet tona për mënyrën se si do funksiononte prokuroria . Debati i parë ka qenë për funksionimin e Byros së Hetimit. Sipas meje ish funksionarë të sigurimit të shtetit kanë bërë reformën e drejtësisë.

https://youtu.be/seKqLKZx8DQ

Serveri i Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive

Fevziu: Pse keni kërkuar të konfiskoni serverin e ILDKPIK?

Llalla: Nisur nga rastet konfliktit të interesit të 3 deputetëve që kanë përfituar tendera në kohën kur kanë patur mandate kemi kërkuar sekuestrimin e serverit të ILDKPIK në funksion të hetimit që po kryhej. Prokurori I çështjes ka  gjykuar se është i nevojshëm për shkak të hetimit. Duhet të jemi të qartë se ILDKPIK është institucion i transparencës. Fakti që ne kërkuam sekuestrimin u ankimuan  nga ILDKPIK në gjykatë. Gjyqtari përkatës që mori vendim për të anuluar vendimin e sekuestrimit, bashkëshortja e tij punon në Ambasadën Amerikane.

 

Dënimi i zyrtarëve me pushtet

Fevziu: A ju kanë kërkuar ambasadorët arrestimin e ish- kryeministrit Berisha?

Llalla : Ambasadorët e huaj në vendin tonë kanë përfituar për shkak të statusit që ata kanë. Ata kanë ardhur në zyrën time duke kërkuar arrestimin e disa zyrtarëve të lartë në vend, emrat e të cilëve nuk dua t’i përmend pa sjellë fakte. Ambasadorët nuk mund të sjellin fakte. Nëse këta ambasadorë nuk do të kishin imunitetin që kanë, ata do të ishin përpara përgjegjësisë.

Fevziu:Ju kanë sjellë fakte?

Llalla:Një ambasador nuk mund të sjellë fakte sepse nuk janë oficerë i policisë gjyqësore.

Fevziu: Po si ju kanë kërkuar?

Lllalla: Ata kanë kërkuar dhe arrestimin e zyrtarëve të niveleve të larta, si ministra, ish ministra, ku nuk kanë munguar dhe emrat dhe nisen në bazë të opinioneve.

Fevziu: Si e shpjegoni që asnjë zyrtarë asnjë njeri me pushtet të fuqishëm nuk është dënuar në këtë vend.

Llalla: Nuk është vetëm z.Ksera që është dënuar në këtë vend por dhe zyrtarë të tjerë.

 

 

Procedim Penal pas akuzave të Manjanit 

Fevziu: Ylli Manjani deklaroi pas shkarkimit disa akuza të forta a keni ju ndonjë reagim?

Llalla:Pas deklarimit të Manjanit është regjistruar procedim penal për akuzat e ngritura nga ana e tij. Hetimit do i shkojmë deri në fund.

Fevziu: Do ta thërrisni ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjanin?

Llalla:Natyrisht ai ka shprehur vullnetin për të ardhur në çdo kohë për t’u bërë pjese e hetimit.

Fevziu: Nëse në dëshmitë e tij ka të implikuar persona me pushtet, a do të dënojë Prokuroria funksionarë politikë?

Llalla:Në asnjë moment Prokuroria e Përgjithshme nuk është treguar e dobët.

Fevziu: Nuk ka një bilanc, nuk ka një zyrtar të lartë të dënuar për korrupsion?

Llalla: Zyrtarët nuk i dënoj unë i dënon ligji, provat.

Fevziu: Provat duhet t’i gjeni ju.

Llalla: Ne kemi detyrimin për të kërkuar provat.

llalla

 

Ndikim të paligjshëm për hetimin ndaj Bankers 

Fevziu: Jeni shprehur se ka disa arsye që lidhën me përfitimet personale, çfarë interesa personale mund të ketë një ambasador i SHBA në Tiranë?

Llalla: Nëse një ambasador do përmbushte vetëm detyrat diplomatike dhe të ikte sërish nga vendi jonë po në atë formë nuk do kishte asnjë problem. Në rastin konkret që ka qene dhe pikënisja e gjithë debateve të mia më ambasadorin Lu ka të bëjë me hetimet të Prokurorisë së Rrethit Fier të shpërthimeve të ndodhur në puset e naftës në zonën e Patoz Marinzës, ku u dëmtuan një numër i konsiderueshëm banesash dhe pati pasoja në jetë njerëzish. Rast i cili prokuroria filloi hetime për Bankers Petrolium.

Në rastin konkret një ditë më më vjen një biznesmen shqiptar karburantesh  dhe më thotë që hetimi duhet të mbyllej pasi ngjarja ishte aksidentale.

Ky biznesmen me thotë që së nëse binim dakord ditën tjetër do më vinte në zyrë ambasadori.

Nuk mund të mendohej se ambasadori do të vinte pas një presioni që bëri një biznesmen shqiptar. Të nesërmen erdhi ambasadori së bashku me presidentin e Bankers Petrolium dhe tha se prokuroria duhet të pushonte hetimet, pasi në të kundërt do dëmtohej imazhi i Shqipërisë nëse biznesmenët do largohen nga vendi.

Fevziu: Ju tha biznesmeni?

Llalla:Po dhe i kam të gjitha të regjistruara.

 Fevziu:Si quhet ky biznesmen?

Llalla: Është konfidenciale, por ai më kërkoi që të mos i vazhdonim hetimet për Bankers Petrolium.

Ambasadori Lu po më shantazhon”

Llalla: Një ditë pas gruaja ime lindi në Amerikë. Më ka ardhur një email nga ambasadori Lu ku më njoftonte se viza ime ishte revokuar.Kam kontaktuar vetëm me email me zotin ambasador. I shpreha qëndrimin tim pa dashur të bie pre e shantazhit.

Fevziu: Ju mendoni se ai po ju ushtron shantazh?

Llalla: Normalisht. Një ditë më parë se të krijohej këshilli i emërimeve në drejtësi është bërë njoftimi se i është hequr viza një personi të rëndësishëm zyrtar. Të largohen të gjithë të korruptuarit para procesit të Vettingut.

Fevziu: Ju kishit vizë zyrtare?

Llalla: Vizë diplomatike që i jepet çdo zyrtari të lartë.

Fevziu: Sa personave të tjerë i është anuluar?

Llalla: Zyrtarëve të Gjykatës së Lartë, asaj Kushtetuese, të rretheve dhe të niveleve të tjera.

Fevziu: Po me kryeministrin keni folur?

Llalla: I jam drejtuar vetëm Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentin.Në rastin konkret nuk bëhet fjalë për Llallën por prokurorin e përgjithshëm. Nuk mund t’i drejtohet askush me këtë gjuhë e me akuza të drejtpërdrejta zyrtare. E vlerësoj që është ambasador por nuk mund t’i drejtohet dikujt me një gjuhë shantazhuese ashtu si mua. Sepse do të kishte pasoja institucionale.

 

Reforma në Drejtësi

Fevziu: Pse ishit kundër draftit?

Llalla:Në një vend demokratik është normale që të gjithë të diskutojnë e të japin mendimet e veta. Aq më tepër kur një ligj i sistemit të drejtësisë u votua dhe do të zbatohet. Unë kam patur mendimet e mia në lidhje me këtë. Nuk kam patur asnjë imponim ndaj grupit të prokurorëve të sistemit të drejtësisë.

Fevziu:Ç‘doni të thoni me presione Sorosiane?

Llalla: Kanë vlerësuar fondacionin Soros dhe Lu është përfaqësues i Departamentit amerikan të shtetit dhe jo përfaqësues i fondacionit Soros. Nuk iu drejtova atij. Por kjo reformë mbështetet në kontributin e fondacionit Soros.Pas diskutimeve të mia lidhur me reformën, të natyrës së asaj që kam folur me zotin ambasador, kur kërkojnë të më imponojnë mënyrën si drejtoj autoritetin tim.

Fevziu: Të ka shantazhuar?

Llalla:Kur del dikush publikisht do të të imponojë. Ka bërë presion mbi mua dhe familjen time publikisht.

Balleperballleok

Largimi i familjes së Kryeprokurorit jashtë vendit

Fevziu:A ndiheni i kërcënuar?

Llalla:U detyrova të largoja familjen nga vendi.

Fevziu:Për një jetë më të mirë, apo për shkak të kërcënimit?

Llalla:Fëmijët u detyruan ta linin shkollën para se te përfundonte.

Fevziu:Keni marrë kërcënime me letra, mesazhe? Dyshime apo fakte konkrete? Përse?

Llalla:Dyshime. Në moment largimi gjeta mbështetje tek ambasadori i parë që kontaktova. Familja ime është nën mbikëqyrjen e strukturave përkatëse të atij shteti.

Fevziu: Është i përkohshëm qëndrimi? Kur të mbarojë mandati do ktheheni? Nga kush erdhi kërcënimi?

Llalla:Familja ime ka kaluar periudhën më të vështirë.T’i ndërpresësh shkollën një fëmije në atë moshë, të largohet nga shoqëria dhe integrimi në një vend të huaj është i vështirë.

Fevziu:Nga kush erdhi kërcënimi?

Llalla:Nga një sërë elementësh kriminalë. Bandat më të rrezikshme kriminale për mua. Që janë në proces hetimi apo gjykimi.

Fevziu:Në letrën tuaj keni një akuze të fortë: “Ambasada Amerikane në Tiranë ju ka revokuar vizën. Ka nën hetim persona me pushtet në Shqipëri që njihen publikisht si faktorë bashkëpunues të ambasadorit Lu. Keni emra konkrete? Duhet t’i kishit trokitur në derë ministrit të brendshëm.

Llalla:Ishin dyshime që doja t’i largoja. Është ligj tepër i rëndësishëm se nëpërmjet tij synohet që klasa politike dhe administrata të pastrohen nga elementet inkriminues.Në funksion të zbatimit të ligjit kemi një sektor që merret me verifikimin.

Fevziu:Kush janë këta zyrtarë bashkëpunëtorë të Lu? Ka zyrtarë dhe deputetë që ligji i dekriminalizimit i ndjek?

Llalla:Janë në proces verifikimi. Falënderoj ata qytetarë si banorë të zonave që njohin aktivitetet e zyrtarëve të ndryshëm dhe sjellin informacion në zyrat tona. Kemi një zyrë të posaçme për verifikim.

FevziuLetranedore

Çështja “Balili”

Fevziu: Është kthyer në një fjalëkryq, pse nuk është arrestuar Klemend Balili?

Llalla: Nuk e arreston Prokurori, por nga polica e Shtetit. Në momentin që një person shpallet në kërkim ndërkombëtar është detyrim i institucioneve të tilla ligjzbatuese që të ekzekutojnë këtë urdhër arresti. Detyra e prokurorisë është  që më pas të ekzekutimit të këtij urdhër arresti të kryeje procedurat dhe veprimet e mëtejshëm proceduriale.

Fevziu: A kishit një hetim paralel përveç atij grek, ose ai ishte i njohur në hetimet tuaja Klemend Balil një person me lidhje kriminale?

Llalla: Të dhënat e para që thuhen dhe në shkresën që iu dispononi, kanë ardhur në momentin kur ne jemi vënë në dijeni nga policia e Shtetit.

 

Përgjimi I zyrtarëve dhe drejtuesve të policisë

Fevziu:Të flasim për disa probleme në prokurori që janë shumë të prekshme. Keni nën përgjim 22 zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe të policisë?

Llalla: Do ishte shkelje e ligjit nëse ky informacion do bëhej publik nga ne.

Fevziu:A jeni realisht duke përgjuar?

Llalla:  Cilindo në hetim ose i dyshuar si bashkëpunues.

Fevziu:Mediat thonë se ju keni përgjuar ministrin e brendshëm Tahiri për hetimin e futjes së pajisjes së përgjimit Imsi – catcher? E keni përgjuar atë?

Llalla: Hetimi i këtij rasti është tepër sensitiv, nëse kjo pajisje do të ishte futur në mënyrë të ligjshme në Shqipëri dhe do të përdorej nga institucionet përgjegjës, natyrisht nuk mund të kishte veprime të kundraligjshme. Dyshimet janë të forta se është përgjuar me atë mjet. Lidhur me këtë çështje Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk është përgjuar asnjëherë.

Fevziu:Po persona të rëndësishëm përgjoni?

Llalla: Prokuroria bën përgjimin e personave kriminalë. Askush nuk përgjohet se është nivel i lartë në shtet por vetëm kur niset një hetim ndaj tij dhe kryhen nga Prokuroria e Përgjithshme.

Fevziu: Ndiqen për dekriminalizimin apo për korrupsionin?

 Llalla: Dekriminalizimin.

Fevziu:Sa persona përgjon Prokuroria e Përgjithshme? Është një numër i madh?

 Llalla: Nuk mund ta përcaktoj. Prokuroria kryen gjithmonë veprime në bazë të ligjit.

Fevziu:A ka përgjime të jashtëligjshme? Çdo përgjim është nën kontroll të Prokurorisë?

Llalla: Në asnjë mënyrë.Çdo përgjim bëhet me miratim paraprak

Fevziu:A keni konstatuar fakte kur janë kryer veprime pa lejen tuaj?

Llalla: Asnjë rast.

Fevziu:Keni dijeni se është vënë nën pranga shefi i rendit të qarkut Vlorë për lëndë narkotike?

Llalla:Po, pasi ky punonjës policie ka bashkëpunuar me trafikantë droge dhe është arrestuar pas një hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Vrasja e bankierit Santo

Fevziu: Çfarë po bëhet për kapjen e autorëve të vrasjes së bankierit Artan Santo?

Llalla: Çështja “Santos” vijon të jetë në proces hetimi nga policia. Është një bashkëpunim i frytshëm mes dy institucioneve. Rezultatet arrihen në bazë të provave, thjesht nuk ka prova. Ka dyshime. Personat e dyshuar vijojnë të jenë në kontroll nga strukturat përkatëse.

Reagimi i ambasadorit Withers për hetimin pasuror të Ramës

Llalla: Në kohën kur isha kreu i ILDKPIK, në një rast,  kur shorti i ra për hetim pasuror ish-kryebashkiakut Rama , kryeministër aktual. Në momentin që u përzgjodh z.Rama pati një reagim të menjëhershëm ambasadori amerikan i asaj kohe .

Fevziu: Po çfarë pune kishte Ëidhers me Ramën?

Llalla: Duhet të pyesni Withersin.

Fevziu: Withersi kërkonte që të mos hetonit Ramën?

Llalla: Ai paragjykonte në media se procesi ishte i manipuluar. Dyshonte se përzgjedhja ishte e qëllimshme. Hetimi u krye i plotë në rastin konkret. Pasuria e z.Rama rezultoi se ishte e krijuar në mënyrë të ligjshme.Në lidhje me reagimin e z. Withers unë i jam drejtuar ministrit të Jashtëm të asaj kohe z. Meta  me të cilin patëm një bashkëpunim teper të frytshëm. I vura në dispozicion të gjitha të dhënat të materialeve të cilat ambasadori kritikonte në mënyrë publike dhe të kundraligjshme institucionin tonë. Ministri i Jashtëm ia vuri në dispozicion Departamentit Amerikan të Shtetit në mënyrë diplomatike.

Fevziu: Kur më thatë që 7 deputetë janë nën hetim përfshin dhe këta të dy që iu hoq mandati sëfundmi?

Llalla: Natyrisht, ata përveç heqjes së mandatit janë nën process hetimi. Përveç se kemi  një deputet të ditëve të fundit që është sërish në hetim, z.Peza është nën hetim.

Fevziu: Atëhere z.Llalla iu falenderoj për intervistën.

/tvklan.al