#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Historitë e së enjtes/ Manastiri i La Trappe në Hollandë. Një prej 10 manastireve trapiste në botë. Është një manastir shumë i rrallë sepse ai ka filluar të funksionojë në vitin 1881 pasi këta murgj benediktianë u larguan nga Franca për mosmarrëveshje me shtetin dhe u vendosën në Hollandë, në një nga pronat e mbretit që ua dha në përdorim. Për të ekzistuar dhe për të pasur një formë bamirësie, ata vendosën që të prodhojnë një birrë artizanale që konsdierohet një nga më të rrallat në botë. Formulën e saj e mbajnë në një kuti të fshehtë, çelësi i së cilës mbahet nga një murg. Ata prodhojnë edhe një nga birrat më të shtrenjta në botë, një shishe e së cilës shkon 800-900 euro që vjetërohet në fuçi konjaku, rumi apo porto për 5 vjet. Është një birrë që prodhohet vetëm nga këta murgj. Së fundmi, administrohet nga një tjetër kompani me histori të rrallë, “Bavaria” e cila i takon një familjeje që në vitin 1719 ka filluar prodhimin e birrës në Hollandë dhe prej 306 vjetësh vijon të prodhojë birrë duke qenë e pranishme në 150 shtete të botës, me mbi 3000 punonjës.