Të ftuar:
Arta Dade,
Monika Kryemadhi,
Leonard Solis,
Ergys Mertiri,
Floriana Garo,
Reila Bozdo,
Reis Cico,
Blendi Salaj
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, e ftuar në emisioni Opinion ka treguar për nismën e ndërmarrë nga ajo, për mbjelljen e shafranit në vend të kanabisit. Ajo u shpreh se kjo bimë mund të rritet në disa zona të vendit, në Dumrre, në Berat, në Vlorë, në Tiranë pikërisht në zona të cilat janë toka të varfra dhe pa ujë.
Kryemadhi deklaroi se kjo është një punë që ju dedikohet grave. “Kultivimi i shafranti është një kulturë që unë e propozoj për të qenë kundër mbjelljes së kanabisit. Fundja fundit kanabisi ka vajt me 50 mijë lekë kg, ndërsa shafrani fillon nga 4 mijë euro deri në 30 mijë euro. Kjo varet nga lloji i cilësisë. Është pak i vështirë, por është një punë që mund ta bëjnë gratë për 4 muaj:, është shprehur Kryemadhi.
Arta Dade, sonte, në studion e emisionit Opinion në lidhje me temën e mbrëmjes se sa të forta janë gratë sot në Shqipëri, deklaroi se barazia gjinore deri-diku në politikë ekziston dhe kjo është falë grave që kanë vendosur për t’u marrë me politikë. Dade tha se
“po flas për politikën, pasi mendoj se kështu duhet të jetë edhe në domene të tjera të veprimtarisë shoqërore”
. Ajo theksoi se pavarësisht se politika ka qenë një fushë e dominuar nga burrat, por kështu ka qenë edhe diplomacia, sot, janë bërë hapa shumë të rëndësishëm përpara nga gratë në këto dy fusha.
Në emision Opinion ka patur një debat mes deputetes socialiste Arta Dades dhe moderatores Floriana Garo. Teksa Garo mbronte idenë se “e bukura” sot është bërë mbizotëruese, Dade e ka kundërshtuar këtë duke thënë se nëse bukuria nuk shoqërohet me mençurinë atëherë është e pamundur të jesh i suksesshëm.
Arta Dade: Do më lejoni që ta çoj mendimin time deri në fund.
Floriana Garo: Edhe unë duhet të shpjegohem.
Arta Dade: Në qoftë se juve nuk do ta shoqëronit bukurinë me mençurinë dhe më zgjuarsinë atëherë juve nuk do t’ju ndiqnin më në ekran. Sepse në ekran s’mund të dali një kukull dhe ti merret goja.
Floriana Garo: Mund të dali, në një vend si ky mund të dali edhe një kukull.
Monika Kryemadhi, sonte, në emisionin Opinion në lidhje me temën e mbrëmjes se sa të forta janë gratë në Shqipëri, ka treguar se në kohën kur u bëra me fëmijë për herë të parë e “urreja” Ilir Metën për vdekje. Një shprehje e përdorur nga Kryemadhi, me idenë, se në periudhën e mëmësisë gruaja është shumë e zënë me punët e shtëpisë dhe mbi të gjitha me kujdesin prindëror, gjë e cila, e izolon një grua nga aktiviteti i saj normal. “
Kur u bëra me fëmijë për herë të parë, unë e urreja Ilir Metën për vdekje. Sepse thoja ky më mbylli në shtëpi më la pa punë dhe ngela një grua në shtëpi që laja dhe shpërlaja. Burri shëtit, leviz bën qejf, ndërsa ti çfare je, je një skllave që rri në shtëpi
”, tha ajo