Të ftuar:
Oriela Nebiaj – Restorant UMAMI
Dhurata Shehri – Petagoge
Endrit Mertiri – Fotograf
Nevila Shtylla – Prezantuese
Irena Savo – Mjeke
Gëzim Tushi – Sociolog
Iva Tiço – Gazetare
Arbër Çepani – Prezantues
Pedagogia e letërsisë në UT, Dhurata Shehri, në lidhje me ndryshimin e të bukurës në vite është shprehur se kur flitet për të bukurën, mendja të shkon tek arti.
Shehri deklaroi të mërkurën në emisionin ‘Opinion’, se e bukura është krijuar, pavarësisht asaj që është natyrale.
Ajo tha se kur flasim për konceptin e të bukurës, absolutisht do t’a lidhim me artin.
Sipas saj, kur e lidhim me artin, ne e lidhim vetëm me artin vizual; por e bukura nuk ka gjetur shprehi vetëm tek arti vizual.
“
Ajo është tek një muzikë e bukur, roman, film, pra, pak a shumë, në të gjitha artet
”.
Thuhet se bukuria nuk është një kriter për t’u punësuar, por megjithatë të ndihmon.
Pavarësisht se ajo nuk është një element i rëndësishëm, ka disa profesione që e kërkojnë.
Vajzat e bukura kanë disa opsione karriere, nga të cilat mund të përfitojnë për të bërë shumë para.