Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Mbrëmjen e kësaj të marte emisioni “Opinion” në Tv Klan trajton një fenomen disi ndryshe. “Opinion” shkon në një restorant të zakonshëm, i cili ka përqafuar një trend të ri. Restorant “Dielli” u vjen në ndihmë të gjitha familjeve që për shkak të punës, fëmijëve dhe impenjimeve të tjera e kanë të pamundur që të gatuajnë në shtëpi. “Dielli” gatuan dhe sjell deri në derën e shtëpisë, ushqime të tryezës familjare, tradicionale e jo vetëm.