Ka 13- vjet që shqiptarët kërkojnë, që si të gjithë qytetarët e globit, të mos privohen nga e drejta për të udhëtuar, pa pasur nevojën të rrinë me ditë tëtëra në radhë për të marrë një vizë. Bashkimi Europian, prej vitesh, vazhdon t’i vërë kushte qeverive shqiptare të luftojnë krimin dhe të kryejnë reformat ekonomike, nësë duan të integrohen në Europë. Por shqiptarët janë të lodhur nga kjo pritje e gjatë, që i detyron shpesh të zgjedhin gomonet apo t’u ngjiten maleve, për të shkuar në vendet fqinje. Të pyetur se kush e ka fajin që pas gjitë këtyre viteve ende nuk është arrritur liberalizimi i vizave, gjë që do t’u mundësonte udhëtimin, si çdo qytetar europian, qytetarë të ndryshëm japin opinionet e tyre.

“I vetmi njeri, i vetmi pa faj këtu ngelemi ne njerëzit e thjeshtë. Sigurisht që ka…, kur mungon një vullnet politik, në radhë të parë, njëherë brednapërbrenda vendit edhe në radhë të dytë, s’mund të bëhet fjalë për dëshirën e mirë, fjala dëshirë e mirë, kam përshtypjen se është një fjalë e huaj për Europën karshi nesh. Mendoj se është ky kombinimi i përbashkët i vullnetit politik brenda dhe pastaj sigurisht edhe nga Komuniteti Europian, ata që e vendosin një gjë të tillë. Mua më vjen shumë keq që e them një gjë të tillë, por fatkeqët mbetemi ne.”

“Unë them që duhet të punojmë shumë, si vetë ne shqiptarët, ashtu edhe qeveritë ,që ne na kanë drejtuar deri tani dhe që do të na drejtojnë në të ardhmen. Komuniteti Europian ka procedurat e veta, rregullat e veta. Këto rregulla ne duhet të përpiqemi t’i zbatojmë t’i plotësojmë dhe të liberalizohen vizat.”

“Një anë është ana politike, që ka bërë këto gjatë këtyre 13-vjetëve, që s’kanë bërë një politikë të pastër dhe për popullin kanë menduar shumë pak, më shumë kanë menduar për veten e tyre ose për xhepat e tyre.”

“Më tepër mendoj unë është mungesa e kërkesës nga ana e qeverisë sone për të krijuar kushtet normale të lëvizjes së njerëzve. Pastaj mund të ketë edhe elemente të tjera që ndikojnë nga jashtë, por këto mund të jenë në një fazë më të ulët, më të dobët.”

“Bashkimi Europian jep sipas shtetit që është në fuqi, duke ditur që neve jemi në Gadishullin Ballkanik e vëndet e tjera e kanë, e neve nuk e kemi, do të thotë se ne nuk kemi rregull nga administrimi qeveritar që punon negativisht.”

“Fajin e ka qeveria. Përderia s’bëhet normalisht si gjithë shtet e tjera, të kalojnë nëpër shtete normalisht, pa problem pa viza edhe në Shqipëri duhet të bëhet kjo gjë.”/tvklan.al