Të ftuar:
Klodiana Lala,
Altin Shegani,
Saimir Visha,
Iris Luarasi,
Ervis Iljazi,
Fahri Balliu
Gazetarja Klodiana Lala, sonte, ka deklaruar se policia italiane ka dërguar katër fashikuj voluminozë për dosjen Habilaj, ku është i përfshirë ish-ministri Saimir Tahiri. Ajo tha se nuk janë materiale të grumbulluara vetëm nga Prokuroria e Katanias, por edhe prokurori të tjera.
Lala:
Në dijeninë timë kanë mbërritur katër fashikuj voluminozë për çështjen Tahiri. Fashikujt kanë ardhur në rrugë proceduriale dhe bëhet fjalë për rreth 1000 faqe. Materialet kanë ardhur nga Guarda di Finanza duke shmangur edhe zyrën e Interforces, direkt në Prokurorinë e Përgjithshme, duke marrë dhe siglimin, por dokumentet nuk janë hapur, ato i kanë kaluar automatikisht Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ajo tregoi se në një kapitull të veçantë të këtyre fashikujve, pala italiane ka specifikuar rolin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në lidhje me Habilajt. “
Autoritetet italiane kanë bërë njësërë përgjimesh ambientale si dhe kanë një dëshmitar në Itali. Nga ana tjetër edhe shteti shqiptar ka një bashkëpunëtore drejtësie, e cila është një oficere policie
”,- tha Lala.
Gazetarja Klodiana Lala, sonte në emisioni “Opinion”, ka deklaruar se policia italiane ka dërguar katër fashikuj voluminozë për dosjen Habilaj, ku është i përfshirë ish-ministri Saimir Tahiri. Ajo tha se nuk janë materiale të grumbulluara vetëm nga Prokuroria e Katanias, por edhe prokurori të tjera. Ajo tregoi se në një kapitull të veçantë të këtyre fashikujve, pala italiane ka specifikuar rolin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në lidhje me Habilajt. Më tej Lala eshte shprehur se Prokuroria e Krimeve të Rënda do hapë një çështje penale në lidhje me nxjerrjen e sekretit hetimor në Komisionin e Mandateve, me arsyetimin se kur është bërë depozitimi të gjithë anëtarët kanë nënshkruar deklaratën për ruajtjen e sekretit hetimor. Klodiana Lala theksoi se emrin e deputetit Bledi Çuçi i cili sipas saj ka fotografuar deshmine e ish oficeres, edhe pse është i pakonfirmuar zyrtarisht, dyshohet se është ai që ka nxjerrë emrin e dëshmitarit. Lala tregoi se Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë përdorur një teknikalitet, pasi dokumentet nuk janë dërguar në format A4, por në një formë krejt të ndryshme dhe ku fletët ishin në ngjyrë të verdhë, çka vërtetonte edhe mënyrën se nga kanë dalë dokumentet. “Eshtë përdorur një teknalitet nga Prokuroria italiane, në fakt dokumentet janë dërguar në format A4 dhe janë dërguar në një format të ndryshëm,me një ngjyrë të lehtë të verdhë. Çka vërteton edhe faktin se nga kanë dalë dokumentat. Pra Prokuroria ka përdorur një truk që të identifikonte mënyrën e daljes së informacionit”, u shpreh Lala.
Prokurorët më kanë konfirmuar se njëri nga anëtarët socialist ka fotografuar dëshminë e ish oficeres së policisë
”,- theksoi ajo.