Të ftuar:
Elvis Naçi,
Denata Toçe,
Fatma Haxhialiu,
Mustafa Nano,
Mesila Doda,
Redi Shehi
Në emisioni ‘Opinion’ kanë marrë vëmendje deklarata e imamit Elvis Naçi. Naçi i ftuar në emision ka deklaruar se ato janë ligjërata që ai i mban para besimtarëve, dhe në video që qarkullon në rrjet fjalët e tij janë shkëputur ndaj dhe mesazhi mund të jetë keqkuptuar. “Joshja , aspekti fiziologjik është tepër i rëndësishëm në jetën në çift. Ajo që kam vënë re unë në komunikimin e përditshëm me njerëzit është se me kalimin e kohës lidhja kalon në monotoni. Sidomos pas lindjes së fëmijës. Prandaj fitnesi dhe zbukurimi i femres ndikojnë pozitivisht marrëdhënies në çift”, u shpreh Naçi.
I ftuar në emisionin “Opinion” Imami Elvis Naçi është shprehur se deklaratat e tij, të cilat kanë bërë xhiron e rrjetit kohët e fundit, janë keqinterpretuar. Naçi shprehet se ligjërata e plotë përmban edhe këshilla për burrat, por videot që qarkullojnë në rrjet janë shkëputur nga konteksti. Më tej Naçi është shprehur se merr vazhdimisht ankesa nga partnerët pasi lidhja e tyre po bëhet monotone, dhe kjo sipas tij vjen edhe nga mosmbajtja e paraqitjes së grave.
Imama Elvis Naçi: Mundohuni maksimalisht me vizion, me besnikëri, me kuptim, me këndvështrim të krijoni një perofmancë të shpirtit, zemrës dhe trupit, që i shërbejnë njëri-tjetrit.
Blendi Fevziu: Unë femrat vetëm të mbajtura i shikoj
Imamai Elvis Naçi: Po i shikon tek Opinioni ti, kurse unë kam shkruar aty edhe disa gjëra të tjera, që të mos bëhemi të bukur jashtë familjes dhe kur vijmë tek bashkëshorti të mos mbahemi. Kjo ha debat, nuk po them që kam të drejtë. Aty është dhe pak ironike dhe pak me shaka. Kam thënë me shaka që kur shkojnë në dasmë rrinë 4 orë tek floktorja por në perditshmeri jo. Ndaj sa të kemi mundësi ta transmetojmë këtë edhe tek familja.
Deklarata e teologut dhe njëkohësisht imamit Elvis Naçi, nuk do ishte keqkuptuar, nëse në Shqipëri nuk do të ekzistonte një skemë e paramenduar dhe e mbushur plot me mllef, kryesisht kur bëhet fjalë për myslimanin dhe Islamin në përgjithësi. Për studiuesin Redi Shehu, nëse një deklaratë e tillë siç imami Naçi ka bërë, të ishte bërë nga një psikologe, pjesa më e madhe e femrave do të shkonin në palestër. Shehu tha sonte në emisionin “Opinion”, për sa kohë flasin dy regjistra të ndryshëm është shumë e thjeshtë për të kuptuar çështjen. Sipas tij, nëqoftë se të njëjtat fjalë, pikë për pikë, do të thuheshin nga një psikologe, është shumë e sigurtë se pjesa më e madhe e femrave do të shkonin në palestër.
“
Sepse ajo që thotë një psikologe është diçka korrekte dhe këtu nis problemi
”, tha Shehu.
Në vendin tonë, fatkeqësisht- tregon ai- ekziston një skemë e paramenduar, e keqinformimit dhe mllefit, sidomos kur bëhet fjalë për një myslimanin dhe Islamin në përgjithësi. Shehu tha se pikërisht kjo skemë, aktivizohet menjëherë sa herë ngjallen ngjarje të tilla, pa pritur ngjarjen, sepse është në kërkim të ngjarjes.
Në emisionin “Opinion” ka plasur një debat mes analistit Mustafa Nano dhe Imamit Elvis Naçi. Teksa Nano po shprehej kundra deklaratave të Naçit, ky i fundit e ka akuzuar Mustafa Nanon se ka bërë një deklaratë kundra myslimanëve, çka analisti nuk e ka pranuar.
Imami: Jo shumë larg ti ke thënë, myslimanët e zellshëm mund ti vënë flakën këtij vendi.
Nano: As se mbaj mend fare.
Imamai: Nuk e mban mend se flet shumë ti prandaj. Çdo tekst që vjen për femrat është i vlefshëm edhe për meshkujt do ta dish këtë nga islami.
Nano: Këtë e thua ti, nuk thuhet në Kuran kjo gjë, gënjen.
Imami: Këtej e tutje të vij Mustafa Nano ta mbaj ligjëratën unë nuk flas më. Nuk po më lejon të flas dy gjëra që i di.
Nano: Ca më tregon mua ti, je copë injoranti komplet.
Imami: Mustafa të lutem, ke thënë aq broçkulla për islamin sa se ke idenë.
Fevziu: Se mos na ndodhi si në Kosovë. Qetësohuni!
Imamai: Jo jo, nuk e kuptova pse u nxeh …
Pas debatit mes Imamit Elvis Naçi dhe analistit Maustafa Nano duket se janë qetësuar gjakrat. Nano tha se kjo ishte hera e parë që e shikonte dhe e dëgjonte Naçin, ai e vlerësoi sepse ai nuk i bënte një lexim rigoroz doktrinave: “ Me vjen mirë që ti je tek ata mysliman që nuk bën leximin gërm për gërm të doktrinës dhe të Kuranit. Këtë duhet të kërkojmë jemi në 2017”.
Elvis Naçi ishte mbrëmjen e djeshme në studion e Opinion për të sqaruar deklaratat e tij për marrëdhënien në çift për të cilat u kryqëzua në rrjetet sociale. Në panel ishin edhe analisti Mustafa Nano, teologu Redi Shehu, psikologia Denada Toce, politikania Mesila Doda dhe gazetarja Fatma Haxhialiu. Debati më i nxehtë u zhvillua mes Mustafa Nanos dhe imamit Naçi, pasi Nano e kritikoi për vendosjen e gruas në një pozitë të diskriminuar. Në një moment të nxehjes së gjakrave analisti e quajti Naçin injorant.
Nano: Është një pjesë aty që ai e ka shkëputur nga një Hadith, edhe imamët e thonë gjithë ditën dhe në të gjithë botën, që nëse femra refuzon të bëjë seks, gjatë gjithë natës ka engjëj që e ndëshkojnë deri në mëngjes.
Naçi: Jo, jo, jo, nuk është ashtu… Mustafai është në klasë të parë dhe di vetëm pjesën e parë të transmetimit, për ne që jemi në universitet e dimë që e njëjta gjë është edhe për burrat.
Nano: Dëgjo, mos gënjeni njerëzit. Mos gënje as myslimanët, ma gjej mua atë. Ma gjej ku thuhet njësoj. Ku thuhet është njësoj. Ku thuhet se nëse burri refuzon gruan atëherë engjëjt do ta persekutojnë deri në mëngjes.
Naçi: Ke hyrë në një det që nuk di not.
Nano: Dëgjo, unë jam përballë një njeriu që është një kokrra e mashtruesit. Mos më trego detin mua, mua më trego çfarë di ti…
Naçi: Kjo është mungesa e argumentit… çdo tekst që vlen për femrat, vlen edhe për meshkujt.
Debati II
Naçi: Jo shumë larg ti ke thënë, myslimanët e zellshëm mund ti vënë flakën këtij vendi.
Nano: As se mbaj mend fare.
Naçi: Nuk e mban mend se flet shumë ti prandaj. Çdo tekst që vjen për femrat është i vlefshëm edhe për meshkujt do ta dish këtë nga islami.
Naçi: Këtë e thua ti, nuk thuhet në Kuran kjo gjë, gënjen. Këtej e tutje të vij Mustafa Nano ta mbaj ligjëratën unë nuk flas më. Nuk po më lejon të flas dy gjëra që i di.
Nano: Ca më tregon mua ti, je copë injoranti komplet.
Naçi: Mustafa të lutem, ke thënë aq broçkulla për islamin sa se ke idenë.
Fevziu: Se mos na ndodhi si në Kosovë. Qetësohuni!
Naçi: Jo jo, nuk e kuptova pse u nxeh …