Më 15 Nëntor me anë të një postimi në faqen e saj në “Instagram” moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu, tregoi gjininë e fëmijës që pret të sjellë në jetë.

E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan duke rrëfyer emocionet, sfidat dhe gjithçka gjatë kësaj periudhe shtatzënie, Fatma shton se ajo dhe partneri i saj kanë vendosur për emrin e djalit të tyre të dytë. Sigurisht nuk kishin se si të mungonin dhe sugjerimet e djalit të tyre Kianit.

Edhe pse nuk e bëri plotësisht, Fatma ndau disa detaje domethënëse për emrin e vogëlushit që së shpejti pritet të vijë në jetë. “Nis me shkronjën N dhe është një emër shqiptar”, kaq zbuloi moderatorja në studio.

Rudina Magjistari: Keni filluar të mendoni për emrin?

Fatma Haxhialiu: Po, e kemi vendosur. Është emër shqiptar. Kësaj here unë isha fiksuar që të ishte emër shqiptar, doja që të mbarte një kuptim të veçantë sigurisht, por doja më shumë që të ishte dhe universal. Duke qenë se fëmijët tanë janë kozmopolitë, qytetarë të botës, doja që emri të kishte kuptime dhe në kultura të tjera. Emri që kemi gjetur është në çdo kulturë dhe në çdo fe ka një kuptim fantastik. Një emërues i përbashkët i kuptimit të emrit është “i ndriçuari”, “i përndrituri”, ai që sjell dritën, është një nga kuptimet e emrit. Por, kemi vendosur që kur të vijë bebi, për hir të supersticionit, do e ndajmë./tvklan.al