Gazetarja Fatma Haxhialiu është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ka bërë publik vetë gazetarja përmes një videoje të publikuar në rrjetin social “Instagram”, ku ka treguar momentin e ëmbël të ardhjes në jetë të bebit të saj.
Krahas pamjeve emocionuese, Fatma ka treguar se foshnja ka lindur ditën e djeshme (4 Shkurt) teksa thotë se Zoti i ka bekuar me një tjetër mrekulli.
Ajo ka falenderuar bashkëshortin e saj, të cilin e quan babain më të mirë në botë që ishte pjesë e procesit të lindjes, për të cilin thotë se e bëri më të bukur, emocionues, ngashëryes këtë përjetim. Në fund, gazetarja falenderon veten dhe Zotin për bekimin që ka ardhur në jetë.
“4.2.2025, Zoti na bekoi me një tjetër mrekulli. Nuk kam fjalë për emocionet e këtij momenti që nuk përshkruhet, vetëm përjetohet dhe lotohet. Faleminderit dashurisë time, babit më të mirë në botë që këtë herë ishte pjesë e gjithe procesit dhe e bëri më të bukur, emocionues, ngashëryes përjetimin, kemi qarë të dy sa për gjithë vitin . E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, faleminderit vetes time, je nona, e ke mbyt. Faleminderit Zot për gjithçka”, shkruan Fatma Haxhialiu.
Gazetarja ka zbuluar më herët se foshnja është djalë. Edhe pse nuk e ka treguar plotësisht, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Fatma ka thënë se emri i vogëlushit nis me shkronjën N dhe është një emër shqiptar. /tvklan.al