Noar, ky është emri me të cilin Fatma Haxhialiu dhe partneri i saj kanë zgjedhur që ta pagëzojnë të birin. Përmes një postimi në “Instagram”, gazetarja ka shpjeguar dhe kuptimet që “fshihen” pas emrit të vogëlushit.
“Emër i vjetër Ilir referuar lumit Noarus. Në kultura e fe të tjera. Dritë, I ndriçuar, ai që sjell dritën. Referuar ndriçimit të butë të hënës dhe diellit”, shkruan Haxhialiu krahas disa fotove mjaft të bukura të bebes Noar.
Fatma Haxhialiu u bë nënë për herë të dytë në 4 Shkurt të këtij viti dhe lajmin e ëmbël e ndau me të gjithë, madje dhe momentin emocionues të ardhjes në jetë të foshnjës.
“4.2.2025, Zoti na bekoi me një tjetër mrekulli. Nuk kam fjalë për emocionet e këtij momenti që nuk përshkruhet, vetëm përjetohet dhe lotohet. Faleminderit dashurisë time, babit më të mirë në botë që këtë herë ishte pjesë e gjithe procesit dhe e bëri më të bukur, emocionues, ngashëryes përjetimin, kemi qarë të dy sa për gjithë vitin . E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, faleminderit vetes time, je nona, e ke mbyt. Faleminderit Zot për gjithçka”, shkruante Fatma Haxhialiu.

/tvklan.al