Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Opozita kërkon heqjen e imunitetit të parlamentarëve që penalizimi i personave të implikuar në trafiqe e krime, të jetë më i lehtë për t’u realizuar. Sipas kryetarit të PD Sali Berisha, deri tani imuniteti ka shërbyer si mburojë e abuzimeve të shumta, e nëse do të vazhdohet kështu, mund të ketë luftë kundër korrupsionit.
Sali Berisha: “Kësaj here jam dhe me thirrje ndaj të gjithë imunitarëve, të heqin dorë se është shndërruar absolutisht në një dënim madhor për çdo qytetarë shqiptarë, imuniteti ynë është shndërruar në faktorë mburojë të krimit të organizuar dhe trafiqeve. Unë ju garantojë se është mburojë kryesore e krimit sot në Shqipëri”.
Në një nga pikat e amendamentit të opozitës për administratorët e tjerë, do të kërkohet që të bëhet interpretimi i nenit për imunitetet. Demokratët fillojnë këtë nismë, si pasojë e kërkesës së BE, për të luftuar korrupsionin.
Sali Berisha: “Në raportin e Bashkimit Europian, ekziston një kërkesë eksplicite, se mos kujtoni ju se nuk është mbajtur shënim për nismën dhe kërkesa thotë, duhet që të kufizohet imuniteti”.
Kjo është hera e dytë që opozita kërkon heqjen e imunitetit. Tre muaj më parë parlamenti hodhi pas këtë kërkesë./tvklan.al